Palestinë, grevë e përgjithshme në solidarizim me të burgosurit

Në Rripin e Gazës ka filluar grevë e përgjithshme në shenjë solidarizimi me të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite të cilët nga e hëna e javës së kaluar hynë në grevë urie, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Zyra e Informimit të Hamasit njoftojnë përmes një deklarate me shkrim se pas thirrjes së Komitetit Nacional për Mbështetjen e të Burgosurve në Grevë Urie, që përbëhet nga grupe të rezistencës palestineze, ka filluar greva e përgjithshme solidarizuese.

Në deklaratë thuhet se të gjitha institucionet zyrtare në Gaza, përveç shkollave dhe spitaleve, do të jenë të mbyllura për periudhë njëditore në kuadër të grevës.

Thirrjes së grupeve të rezistencës palestinezë për grevë të përgjithshme për solidarizim me të burgosurit sot u janë përgjigjur edhe Jerusalemi Lindor dhe Bregu Perëndimor, të cilët janë të okupuara.

Ndryshe, rreth një mijë palestinezë në burgjet izraelite të hënën e javës së kaluar filluan grevë urie “Për përmirësimin e kushteve të burgosjes, duke i dhënë fund praktikave arbitrare të Izraelit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut”.

Sipas një raporti të disa institucioneve, përfshirë edhe Komitetin e të Burgosurve Palestinezë, në burgjet izraelite gjenden rreth shtatë mijë të burgosur palestinezë, përfshirë 481 nga Jerusalemi Lindor i okupuar, prej të cilëve 57 janë gra dhe 300 fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button