“Për Maqedoni të përbashkët” kërkon zgjedhje të reja parlamentare

Për dalje përfundimtare nga kriza dhe zgjidhje të kësaj situate mjaft të komplikuar në të cilën ndodhet Maqedonia kërkojmë mbajtje të zgjedhjeve të reja parlamentare, deklaroi Bogdan Ilievski nga iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, transmeton MIA.

“Kërkojmë hedhje poshtë të platformës së Tiranës. Pjesëmarrësit në atë koalicion të Tiranës refuzuan ta hedhin poshtë, megjithatë treguam se ne në rrugë jemi më të fuqishëm. Për këtë arsye kërkojmë mbajtje të zgjedhjeve të reja parlamentare”, tha Ilievski në konferencën e sotme për shtyp pas takimit me Shoqatën e pensionerëve të Komunës së Butelit.

Kryetari i Shoqatës së pensionistëve të Komunës së Butelit Ljupço Dimovski, tha se të gjithë pensionistët janë të brengosur për gjërat që po ndodhin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button