Turqi: Luftanija ruse e spiunimit fundoset, por marinarët shpëtuan

Mediat turke raportojnë se një luftanije ruse e spiunimit është ndeshur sot me një anije transportuese afër Stambollit.

Mediat kanë raportuar se roja bregdetare turke ka thënë se anija e Rusisë ishte fundosur, pas ndeshjes, por të 78 anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar.

Transmetuesit turk, NTV, ka raportuar se ndeshja ka ndodhur afro 40 kilometra në veri-perëndim të Ngushticës së Bosforit, përcjell REL.

Nga ndeshja është shkaktuar një vrimë në luftanijen ruse, Liman, tha Ministria e mbrojtjes e Rusisë, në komentet e transmetuara nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS.

Raportohet se luftanija ruse është ndeshur me një anije me flamur të Togos, që po transportonte bagëti dhe se ndeshja ka ndodhur për shkak të mjegullës dhe shikueshmërisë së dobët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button