Neymar te klubi i ri për 200 milionë euro (FOTO)

Neymar mund të largohet nga Barcelona.
Neymar pritet të largohet nga Barcelona gjatë verës. Futbollisti brazilian beson se Manchester United do të paguajë shifrën e 200 milionë eurove për ta transferuar në “Old Trafford”.

“Dailyrecord” shkruan se dy skuadra angleze United dhe City i kanë lënë të kuptojë brazilianit se janë të gatshëm për të paguar klauzolën për largimin e tij.

Dëmtimi i Zlatan Ibrahimovic, ka bërë që United të nis kërkimin për një tjetër sulmues, teksa braziliani shihet si një blerje perfekte, raporton Albeu.

Një ndër shkaqet e largimit të tij, është dhe fakti që Messi dhe Suarez janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, dhe kjo e ka mërzitur shpesh herë dhe brazilianin që kërkon një rol më të rëndësishëm te United. Gjithsesi një levizje e tillë do të jetë e vështirë për t’u realizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button