Kriza politike në Maqedoni, Zaev mbajti konferencë për shtyp (VIDEO)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot në Kuvend mbajti konferencë për shtyp në lidhje me ndodhitë e fundit politike për “zhbllokimin e proceseve demokratike”, raporton Portalb.mk.

“Më shumë se një muaj i lam të gjithë ta shohim që të gjithë ti shohin se çfarë patriotizmi të rrejshëm”, tha Zaev.

Zaev tha se VMRO-DPMNE nuk ka dëshirë ta dorëzojë pushtetin se “frikësohet nga përgjegjësia, por nuk ka amnisti, ligji dhe drejtësia do të sundojë”.

“Është gënjeshtër se do të ndryshohet Kushtetuta, ligjet për ndryshim të Kushtetutës, është gënjeshtër se Maqedonia do të bëhet shtet binacional, do të federalizohet apo kantonizohen. Është gënjeshtër se do ta ndryshojmë emrin, identitetin, flamurin, stemën apo himnin. Nuk do të jetë patjetër të mësohet shqip, është gënjeshtër se populli maqedonas do të shpallet si gjenocid”, tha Zaev.

Zaev tha se, atë që e ka pranuar VMRO-DPMNE, edhe ata e kanë pranuar, vetëm se plus është Prokuroria Speciale.

“Gjithçka që kemi biseduar dhe jemi marrë vesh është që të përforcohet shteti në korniza të Kushtetutës. Koncepti nacionalist nuk a ardhmëri, do të ketë ligj për avancimin e gjuhës shqipe dhe gjuhëve tjera, në bazë të Kushtetutës dhe nevojave praktike. Do të vendoset për emrin me konsensus me opozitën (VMRO-DPMNE), ndërkaq do të vendoset përfundimisht me referendum. Do të ketë barazi ekonomike në të gjitha qytetet. PSP-ja do ta mbarojë punën për të cilën është krijuar. Institucionet do të sjellin vendime dhe jo individët”, tha Zaev, transmeton Portalb.

Ai porositi deri te kryesuesin e seancës, Trajko Veljanovskin dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së që të mos e shkelin Rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën dhe të lejojnë zgjedhjen e kryetarit.

“Interes shtetëror numër një është që të zhbllokohen proceset demokratike. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të durueshëm. E porosisim VMRO-DPMNE-në që në bazë të rregulloreve, ligjeve dhe Kushtetutës të lejojë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Përndryshe ne do ta zgjedhim edhe në tjetër vend. Atë do ta bëjmë në kohë të përshtatshme”, tha Zaev.

Zaev i vlerësoi si “të çmendura”, kërcënimet e VMRO-DPMNE-së që nëse sjellim vendim për zgjedhjen e kryetarit, do të llogaritet si grusht-shtet.

“Çmenduri! Ne nuk frikësohemi edhe ata e dinë, por ajo porosi ishte që qytetarët t’i frikësojnë jo neve”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button