Ditë e hapur në Universitetin e Tetovës

Në pllajën para rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës sot u mbajt Ditë e hapur në këtë institucion të arsimit të lartë për prezantimin e ofertës nga universiteti për vitin akademik 2017/2018.

“Në këtë mënyrë dëshirojmë para maturantëve nga vendi ynë, por edhe shtetet përreth nga shkollat publike dhe private t’i njoftojmë me ofertën e 13 fakulteteve tona, me 115 programet dhe drejtimet e tyre. Presim që gjatë ditës stendat me ofertat nga secili fakultet t’i vizitojnë mbi 2.000 maturantë. Në pajtim me konkursin për pranimin e studentëve të rinj në UT ka mundësi të regjistrohen rreth 4.000 fillestarë”, deklaroi prorektori për mësim Reshat Qaili.

Në kuadër të Ditës së hapur u mbajt edhe prezantimi i produkteve ushqimore nga kompanitë e Maqedonisë.

“Prezantimi i prodhimeve ushqimore nga më shumë firma vetëm e treguan bashkëpunimin tonë me UT-në sepse një pjesë e madhe e personave që janë nëpër stendat e kompanive, arsimin e tyre e kanë marrë këtu. Përveç punësimit të personave të diplomuar nga UT-ja ne si kompani investojmë në kuadrot e reja gjatë studimit të tyre”, tha zëvendëskryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore Nagib Fejzi.

Në kuadër të Ditës së hapur përveç përmes stendave të vendosura, prezantime të tyre individuale të ofertave, fakultetet organizuan edhe në hapësirat e UT-së në Tetovë, ndërsa kishte edhe hyrje të lirë në të gjitha objektet universitare për të interesuarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button