Maqedoni, me ndihmën e BE-së është përgatitur ligji për ndotje industriale

Si rezultat i tuining projektit “Përforcimi i kapacitetit administrativ në nivel qendror dhe lokal për transponim dhe implementim të Direktivës së re për emisione industriale 2010/75/BE”, është përgatitur ligji i ri për ndotje industriale i cili do të thotë përmirësim dhe ngritje e standardeve për industrinë e Maqedonisë.

Këtë sot e theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësiror Bashkim Ameti, i cili shpjegoi se ligji i ri i dedikohet gjithë industrisë e cila ndot.

Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian përmes IPA-së me 900.000 euro, ndërsa realizohej nga tetori i vitit 2015 deri në prill të këtij viti.

Ameti informoi se Direktiva e re për emisione industriale paraqet instrument kryesor për pengim të emisioneve nga aktivitetet e mëdha industriale.

“Direktiva zbaton qasje integrale dhe ka për qëllim pengimin dhe uljen e ndotjes së mjedisit jetësor si tërësi, gjegjësisht ndikimit ndaj ajrit, tokës dhe ujit, si dhe përdorimin e resurseve dhe energjisë dhe gjenerimin e mbeturinave nga vetë aktivitetet industriale. I vendos parimet themelore për dhënie të lejeve të integruara ekologjike në bazë të zbatimit gjithnjë e më të ashpër të teknikave më të mira qasëse”, tha Ameti.

Ai informoi se në kuadër të projektit është realizuar vlerësim i ndikimit ekonomik ndaj sektorit industrial gjatë realizimit të Direktivës. Është përgatitur Ligj i ri për kontroll të emisioneve industriale, si dhe akte nënligjore të cilët dalin nga ai. Janë mbajtur takime me përfaqësues nga industria, organizatat joqeveritare dhe të gjithë palët e tjera të involvuara lidhur me ligjin e ri të propozuar.

“Administrata qendrore dhe lokale i përforcoi kapacitetet e saj për zbatim të drejtë të dispozitave të reja ligjore përmes përpunimit të doracakëve dhe udhëzimeve për zbatim praktik të Direktivës, përmes mbajtjes së trajnimeve, punëtorive dhe seminareve, si dhe përmes përpunimit të Pilot lejeve të integruara ekologjike A dhe B. Në kuadër të projektit u përgatit edhe listë prioritare për administratën me pajisje e nevojshme për zbatim të Direktivës së re për emisione industriale”, theksoi Ameti.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Arbër Ademi theksoi se Republika e Maqedonisë si vend kandidat për anëtarësim në BE nga viti 2005 pa ndërprerë punon dhe është e përkushtuar në procesin e qasjes përmes përmbushjes së kritereve të Kopenhagës dhe marrëveshjes për stabilizim dhe asociim.

Ai shprehi falënderim deri te BE-ja, siç tha, përmes instrumentit ndihmë parainkuadruese siguron ndihmë dhe mbështetje të vazhdueshme për Republikën e Maqedonisë dhe për të gjithë vendet nga rajoni.

“Ndihma realizohet nëpër forma të ndryshme, por për ne modeli më i dëshiruar është pikërisht tuining instrumenti i BE-së. Në këtë mënyrë ndërtohen edhe partneritete afatgjate strategjike bilaterale  të cilat vazhdojnë edhe pas përfundimit të projektet me vendet partnere dhe me institucionet e tyre kompente”, tha Ademi.

Udhëheqësi i repartit për infrastrukturë, bujqësi dhe politikë sociale në Delegacionin e Bashkimit Evroçian Mauro Di Veroli potencoi se ky projekt duhet të ndihmojë që të zvogëlohet ndotja e mjedisit jetësor me rregullim të emisioneve industriale, të cilët janë ndotës të ujit dhe tokës. Përkujtoi se në periudhën e kaluar në kuadër të projektit u përgatit legjislacion i ri i cili duhet të zbatohet në të ardhmen.

“Është shumë e rëndësishme që vendi këtë ta bëjë për mirëqenien e qytetarëve të saj sepse është shumë e rëndësishme që çdo njeri të ketë rrethinë të pastër në të cilën jeton”, potencon Veroli.

Në pyetjen e gazetarëve për kompaninë “Jugohrom”, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ameti tha se çdo ditë përmes inspektoratit do ta ndjekin procesin e vendosjes së filtrave.

“E përshëndesim fillimin e aktiviteteve të fabrikës ‘Jugohrom’ edhe pse me shumë vonesë. Ne mbetemi në të njëjtin qëndrim, se ligji duhet të respektohet dhe standardet duhet të arrihen”, theksoi Ameti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button