Bujqit thonë se Minoski vetëm gjen arsye që të mos i paguaj subvencionet, paralajmërojnë bllokadë

Kryetar i Sindikatës së Bujqve në Rajonin e Strumicës, Risto Vellkov, thotë se ministri i Financave, Kiril Minoski, vetëm gjen arsye në Kodin Zgjedhor që të mos paguhen subvencionet, njofton Portalb.mk.

“Ose nuk ka para, ose politika është në pyetje. Le të më tregojë ministri cilat zgjedhje janë planifikuar në periudhë të arsyeshme që të jenë pengesë që të mos paguhen subvencione, ose, ku shkruan në Kodin Zgjedhor për pagesën e subvencioneve. Gjithashtu bëhet fjalë për subvencione për vitin 2015 dhe  2016, të cilat duhej të paguhen në ato vite”, tha Velkov.

Ai shtoi se ende nuk dihet nëse nesër do të takohen me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimin e Ujërave, Mihail Cvetkov, ministrin e Financave, Kiril Minoski dhe me drejtorin e Agjencisë së Pagesave, Igor Zlatkov, pasi që nuk kanë dhënë përgjigje ndaj kërkesës për takime.

Velkov gjithashtu shtoi se është e mundur që nga e marta, bujqit ta bllokojnë hyrjen në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button