Pandeli Majko, vëlla i vërtetë në kohë të vështira për Kosovën

Ndonëse shqiptarët harrojnë, e vërteta historike nuk lejon të harrohen gjërat Kosova dhe kosovarët të vetmen shpresë që kishte në vitet e Luftës ishte Shqipëria dhe vëllezërit tonë atje, ku edhe gjetëm mbështetje ashtu siç i ka hije një vëllai të bëj për vëllain! Por, sa kishim mbështetje nga populli, aç kishim edhe nga elita politike e Shqipërisë, e cila nuk rreshti së bëri presion shteteve të huaja për ndërprerjen e gjenocidit në Kosovë nga Serbia e Millosheviç-it!

Politikani i cili për mendimin tim do të duhej ta kishte një shtatore midis Prishtinës, apo të kishte të paktën një mirënjohje nga shteti i Kosovës, është Pandeli Majko.

Ky Burrë i madh është ai i cili në Luftën e Kosovës 1998-1999, udhëtoi në Ankara dhe mori premtime nga Turqia për mbështetje ushtarake, në rast se Shqipëria do të hynte në Kosovë për çlirimin e Kosovës dhe të ndalte gjenocidin serb! Ky opsion do të përdorej në rast se Milloshoviç nuk do të dorëzohej dhe NATO nuk do hynte ushtarakisht në Kosovë!

Burri i Shqipërisë, i kishte bërë gati trupat ushtarake që të hynte në Luftë me Serbinë për mbrojtjen e Kosovës dhe priste vetëm lajmërimin e NATO-s për ndalje të sulmeve dhe refuzim të ndërhyrjes ushtarake në Kosovë, që ky të bënte hapin më të rëndësishëm në Historinë e Re shqiptare. Ky hap që do të sillte një Luftë të tretë Ballkanike, nuk i konvenonte asnjë shteti në Evropë as Botë, sepse e dimë që shtetet ballkanike janë shkëndija të vogla që mund të nisin një zjarr global, andaj dhe ishte një lloj kërcënimi për të gjithë plani i Majkos në bashkëpunim me Turqinë!

Faleminderit Pandeli Majko që tregove se je vëlla i vërtetë, në kohën që do të duhej të tregohej vëllazëria shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button