Për Poposkin ndikimi i Rusisë në Maqedoni është legjitim

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Poposki, i hedh poshtë vlerësimet për ndikimin rus në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

“Është legjitime që Rusia të ketë interesa të tyre. Por kjo mund të thuhet edhe për çdo vend e cila është anëtare e BE-së. Ajo është diçka e pazakonshme për rajonin tonë, ose të themi për vendin kandidat ose kandidat potencial nga shtetet ballkanike”, thotë Poposki.

MPJ ruse disa herë është deklaruar për gjendjen në Maqedoni, gjegjësisht për krizën politike.

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov dhe Ministria e tij, hapur qëndron në palën e presidentit, Gjorge Ivanov dhe VMRO-DPMNE dhe e ka kritikuar LSDM-në dhe partitë shqiptare se “punojnë për federalizimin e shtetit”, qëndrim ky identik me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

LEXO: Nëse nuk ndërhynë BE dhe SHBA, ndikimi rus në Maqedoni do të rritet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button