OEMVP: Kriza politike në Maqedoni po godet rëndë biznesin

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) në një takim me afaristët nga rajoni i Shkupit, në kuadër të Karvanit të Odës po shqyrton problemet me të cilat hasen afaristët gjatë veprimtarisë së tyre ekonomike, me ç’rast u theksua se kriza politike në të cilën ndodhet vendi, seriozisht po dëmton veprimtarinë e punonjësve të biznesit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një prononcim para takimit me afaristët e rajonit të Shkupit, kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha tha se karvani i sivjemë ka nxituar pak nga shkaku i krizës politike në vend e cila ka rezultuar me një stagnim ekonomik, ku si pasojë ata janë detyruar të mbajnë takime me afaristët në të cilat do të dëgjojnë për problemet e tyre që më vonë të njëjtat ti adresojnë në institucionet relevante.

“Të bërit biznes është sfidë në vete, por kur kemi krizë politike kjo është akoma më vështirë, sepse secila ide për një investim të ri përballet me problem për të arritur qëllimin final”, tha Hoxha.

Ndërkohë, afaristët theksuan disa nga problemet konkrete me të cilat përballen në këtë kohë të krizës politike.

Përfaqësuesi i sektorit të binesit në zonën ekonomike në Vizbeg të Shkupit, Nexhat Shaini, nga ana e tij theksoi se aktualisht përballen me një stagnim të theksuar si në qarkullim të mallit njëjtë edhe në furnizimet me dokumentacionet e nevojshme për punë, pasi siç tha, instuticionet përgjegjëse nuk bëjnë punën e tyre.

“Për një transportues i cili bën një investim prej 100 mijë euro, kërkohet që përmes Odës të intervenojmë te ministri për të marrë një leje homologacioni, i cili është një dokument i thjeshtë. Pra, kemi të bëjmë me një rast konkret të një anëtari të OEMVP-së i cili kërkon ndihmë nga ne sepse nuk mund të vë në funksion automjetin e tij nga shkaku i një dokumenti që nuk i jepet atij”, tha Shaini.

Ai u ankua edhe për gjobat të cilat tha se janë paradoksale, sepse ndonjëherë tejkalojnë vlerën e mjetit transportues, pasi gjobitet vozitësi, kreu i kompanisë dhe vet kompania, që nuk është rast në ndonjë shtet tjetër të botës.

Në takimin e sotëm përveç që do të bisedohet për problemet që hasin afaristët gjatë veprimtarisë së tyre, do të bëhet edhe prezantimi i raportit vjetor dhe financiar nga viti i kaluar, plani vjetor dhe financiar i vitit 2017, shërbimet të cilat OEMVP i ofron, prezantimi i projekteve të reja ku Oda është e kyçur, dhe që kanë të bëjnë me përmirësimin e klimës ekonomike në vend për bizneset si dhe projektet të cilat janë realizuar deri më tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP