Depresioni zakonisht fshihet ose lihet pas dore

Rreth 20 për qind e popullatës botërore vuan nga depresioni. Shkencëtarët paralajmërojnë deri në vitin 2020 depresioni mund të jetë sëmundja e dytë më e përhapur në Evropë. Madje 165 prej 514 milionë evropianë çdo ditë luftojnë me depresionin apo pagjumësinë.

Sipas ekspertëve, brengosës është fakti se ai paraqitet në periudhën më produktive – në të njëzetat, tridhjetat dhe në vitet e dyzeta të jetës. Psikiatrit thonë se sa më herët të hetohet depresioni, aq më i madh është suksesi në trajtim.

Simptoma të ndryshme

“Depresioni në format e tij më të ndryshme, prek 20% të popullatës. Ndikon në të menduarit, ndjenjat, trupin, marrëdhëniet sociale me një fjalë në gjithë jetën e personit. Shpesh mbetet i pazbuluar, ose i patrajtuar mjaftueshëm. Depresioni i cili nuk trajtohet mund ta zvogëlojë jetëgjatësinë e pritshme. Depresioni është çrregullim emocional i rëndë, por që mund të shërohet. Natyra e tij është e tillë sa që ndikon në mënyrën e të menduarit, ndjenjat, përjetimet”, thotë për MIA-n psikologia-psikoterapeutistja mr. Milka Ololoska.

Микла о

Ajo sqaron se depresioni i vërtetë nuk është disponim i keq ose pikëllim i cili kalon për një ose dy ditë me pak vullnet, shoqëri dhe të tjera. Sipas saj, depresioni nuk mund të tejkalohet me fuqinë e vullnetit dhe fjalët e ngrohta dhe të mira të njerëzve të tipit se si personi duhet të përmbledh veten, t’i shtrëngojë dhëmbët dhe të vazhdojë më tej.

“Depresioni nuk është pikëllim i thjeshtë, heqje dorë ose vullnet jo i fuqishëm. Ai zakonisht fshihet ose lihet anash. Mund të shfaqet në çdo periudhë të jetës – nga fëmijëria deri në moshën e pjekurisë. Mund të ketë simptoma të ndryshme dhe mund të paraqitet në forma me intensitet të ndryshëm”, thotë mr. Ololoska.

Dëshpërim ose disponim i pikëlluar për të paktën dy javë

Sipas kritereve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, episodin depresiv e karakterizon dëshpërim i madh në periudhë prej të paktën dy javësh. Më pas vjen drejt humbjes së aftësisë për disponim të lumtur, ndjenja dhe interesa, si dhe humbjes së mundësisë për koncentrim dhe efikasitet të përgjithshëm.

“Paraqiten edhe simptoma karakteristike fizike, siç janë për shembull, çrregullimi i gjumit, humbja e apetitit dhe peshës, si dhe kufizimi në të menduar në situata të cilat duken pa rrugëdalje. Kjo gjë nga ana tjetër mund të çojë drejt paraqitjes së mendimeve të ndryshme për vdekje dhe qëllime konkrete vetëvrasëse”, thotë mr. Ololoska.

Ajo potencon se, të menduarit tek personat të cilët vuajnë nga depresioni ngadalësohet dhe kryesisht sillet rreth një teme – se sa të vështirë e ka personi, se sa situata momentale është pa rrugëdalje dhe se e ardhmja është e pashpresë.

Përveç kësaj, tek personat të cilët vuajnë nga depresioni paraqiten vështirësi të vazhdueshme fizike si kokëdhembja, therje, dhimbje kronike, ngadalësim i lëvizjeve. Ndryshim i disponimit, energjisë, motivimi, koncentrimi, kujdesi, kujtesë afatshkurtre, ndjenjë e mungesës së shpresës, faj, dëshpërim.

“Vështirësi në të menduarit, planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve. Acarim ose nevrikosje dhe zbrazëti të brendshme. Trazirë. Vështirësi kognitive, motorike dhe vegjetative në përgjithësi”, thotë mr. Ololoska.

психотерапевст

Arsyet për paraqitjen e depresionit

Tek depresioni rrallë herë është vetëm një arsye për paraqitjen e tij, thotë bashkëbiseduesja jonë.

“Mund të bëhet fjalë për konstituim gjenetik (disa persona janë të prirur ndaj zhvillimit të reagimeve depresive), zhvillimin psikologjik dhe strukturën e personalitetit i cili formohet në kontekst të familjes dhe rrethimit social. Më pas, përshtatshmëria e mekanizmave mbrojtës, mund të shkaktojë stërngarkimin akut siç është humbja e apo vdekja e një personi të dashur ose situata të cilat krijojnë stërngarkim kronik”, thotë mr. Ololoska.

Sipas saj, depresionit shpesh i paraprijnë edhe rrethana të cilat kërkojnë përshtatje me rrethanat e reja, si për shembull, martesa, humbja e punës, humbja e sigurisë sociale, largimi në pension, sëmundje trupore.

“Në shumë raste, depresioni paraqitet papritur. Ndonjëherë i pranishëm është stresi në afat të gjatë ndaj të cilit nevojitet vetëm një rast i vetëm relativ dhe të stërmbushet kupa gjë që çon drejt këtij çrregullimi emocional. Gjatë depresioni çrregullohet edhe baraspesha kimike në tru”, potencon ajo.

Koncepti i kurimit

Kurimi kërkon koncept integral. Trajtohet me medikamente, me antidepresivë. Nga aspekti i psikoterapisë, ndërsa sipas nevojave të personit kombinohen qasje të ndryshme psikoterapike siç janë: terapia kognitive e sjelljeve, psikoterapia interpesonale, psikoterapia psikoanalitike dhe terapia me bisedë.

терапија

Gjatë depresionit më e rëndësishme është personat të jenë të durueshëm

Sipas saj, është e rëndësishme të mësohet se gjatë depresionit disa situata të caktuara në mënyrë automatike shkaktojnë mendime të caktuara negative dhe ndjenja negative. Depresioni i detyron që gjithçka rreth vetes ta shohin zi.

“Psikoterapia u ndihmon që me kohë të mos i shohin të gjitha gjërat në mënyrë të tillë. Bashkë me psikoterapinë dhe medikamentet mund të zbatohen edhe teknika të caktuara për mposhtjen e stresit si: trajnim aktiv të mposhtjes së stresit/menaxhim me stresin. Trajnim autogjen, relaksim progresiv muskulor. Biofidbek, neurofidbek. Masazh, masazh i reflektsit të këmbëve. Hidroterapi, aromoterapi, akupunkturë”, thotë bashkëbiseduesja.

Ajo potencoi se personat të cilët vuajnë nga depresioni është shumë e rëndësishme të jenë të durueshëm.

“Depresioni zakonisht zhvillohet ngadalë dhe me kurimin humbet gradualisht”, thotë mr. Ololoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button