Sharapova rikthehet në lojë

Ylli rus i tenisit, Maria Sharapova, shënoi kthimin e saj në lojë pas 15 muajsh me fitore kundër Roberta Vincit në Shtutgart, njofton REL.

Sharapova, ish-numër një në botë dhe kampione e pesë grand slameve, tha se kthimi në fushë është “ndjenja më e mirë në botë”.

Sharapova është ndaluar të luajë pasi ka dalë pozitive në disa teste për drogë.

Më 16 maj, ajo do të mësojë nëse do t’i jepet mundësia të luajë në turneun French Open, i cili nis më 28 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button