Qeveria teknike në Maqedoni me euroobligacione të reja

Qeveria aktuale mendon dhe ndërmerr aktivitete përgatitore për dhënien e euroobligacioneve të realizuar në katërmujorin e parë të 2017 për t’i shlyer borxhet të cilat duhet të paguhen vitin e ardhshëm, njofton shërbimi informativ i biznesit “Intelinjus” (Intellinews) duke u thirr në burimet e bankës austriake “Rajfajzen”, transmeton Portalb.mk.

Në këtë lajm më tej thuhet se nëse euroobligacionet e reja realizohen afati më i shkurtë i realizimit të pagesës do të ishte 1 dhjetori i 2020-s por se nuk dihet se sa do të jetë shuma e tyre.

Nga Ministria e Financave për “Intelinjus” kanë shprehur se nuk dihet se kur dhe a do të jepen euroobligacionet e reja dhe se kjo do të varet nga kapitali aktual i tregut. Ata kanë shtuar se “Maqedonia është shtet kompetitiv në tregun ndërkombëtar të kapitalit dhe se në vazhdimësi mban kontakte me investitorët”.

Por, sipas “Rajfajzen” pushteti tashmë ka bërë “roud-shou” përgatitor  me të cilin i informon investitorët për gjendjen ekonomike dhe politike të Maqedonisë.

“Kriza e vazhdueshme politike kërcënon me zgjedhje të reja. Gjithashtu, ndjehemi më pak të shqetësuar në raport me planet aksionare qeveritare të cilat do ta rrisnin edhe më shume borxhin publik të Maqedonisë. Borxhi publik i Maqedonisë deri më sot ka qenë 48 përqind e bruto-prodhimit vendor. Kjo paraqet një situatë e ngjashme me Malin e Zi e cila me një program ambicioz investues solli shkatërrim të financave publike dhe pozitës së jashtme të likuiditetit”, thonë nga banka austriake për këtë hap të mundshëm të pushtetit maqedonas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button