VMRO-DPMNE: Me të gjithë mjetet demokratike do të pengojmë formim të parainstitucioneve

Zgjedhja e dhunshme dhe kriminele e kryetarit të Kuvendit do të jetë hyrje në formim të parainstitucioneve, akt të cilin e dëshirojnë të gjithë mohuesve të shtetit të Maqedonisë, porosit VMRO-DPMNE-ja në kumtesën deri te mediat.

VMRO-DPMNE-ja do t’i përdorë të gjithë mjetet demokratike që t’i kundërshtojë skenarët e këtillë të zinj, antishtetëror të kriminelit Zaev…Populli nuk do të  rrijë ulur dhe qetë të shikojë se si dikush e shkatërron dhe e suspendon demokracinë, Kushtetutën dhe ligjet. Qytetarët nuk do të lejojnë që Maqedonia të bëhet shtet dygjuhësor dhe i federalizuar. Qytetarët e dëshirojnë Maqedoninë unitare dhe multietnike, e jo shtet të federalizuar, fati i të cilit nuk do t’i dihej”, thuhet në kumtesën nga VMRO-DPMNE-ja.

Thuhet se Zoran Zaevi këtë nuk e kupton dhe me këmbëngulje dëshiron ta realizojë platformën e Tiranës në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.

“Shërbëtorët e Zaevit nuk kanë asnjë argument me të cilin do ta arsyetojnë pranimin tradhtar të platformës së Tiranës dhe obligimet të cilat i ka ndërmarrë ndaj narko-mafias që i ndihmonte gjatë zgjedhjeve. Heshtin dhe shpresojnë se populli do të harrojë dhe t’ua falë. Mendojnë se populli do t’i harrojë gjërat e bëra nga Zaevi dhe se ai edhe një herë do të amnistohet madje edhe nëse tenton ta shkelë Kushtetutën dhe ligjet dhe të formojë institucione paralele”, potencohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Epilog i vetëm i cili do të jetë në dobi të të gjithë qytetarëve, shtohet, janë zgjedhjet parlamentare, në të cilat qytetarët do të thonë se çka mendojnë për platformën e Tiranës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button