Koreja Veriore: Luftës së plotë me SHBA-në i përgjigjemi me luftë bërthamore

Misioni i Koresë Veriore panë Kombeve të Bashkuara kumtoi se Pheniani ndaj një lufte të plotë me SHBA-në do të reagojë me ushtri bërthamore.

Koreja Veriore, siç theksohet në kumtesë, sigurisht do të fitojë në luftën kundër imperialistëve amerikanë.

“Orvatjet e administratës së presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, që të mposhtet Pheniani me dërgimin e anijembajtësve në ujërat e Gadishullit Korean nuk do të munden asnjëherë ta frikësojnë Korenë Veriore”, thuhet në kumtesën e Misionit.

“Vullneti i Koresë Veriore është i patundur që të shkojë deri në fund nëse SHBA-ja dëshiron të mbetet e pandryshuar në qëndrimin e saj konfrontues”, qëndron në kumtesë.

Misioni i Koresë Veriore porositi se provokimet e SHBA-së të çdo lloji do të kryejë kundërsulme më të ashpra, duke përfshirë sulme të papritura parandaluese, mes të cilëve tokësore, detare, nënujore dhe manovra ajrore, si dhe metoda të tjera të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button