Piza – mrekullia arkitektonike me kullën e cila e shtrembëruar shikon fshehtas

Pas udhëtimit rreth 60 minuta me automobil nga Firenca – kryeqyteti i rajonit të bukur dhe rajonit që prodhon sasi të mëdha të verës Toskana, në rreth 12 kilometra largësi nga Deti i Tirenit mbërrita në Piza, qyteti i vendosur në lumin Arno, me histori shumë të pasur, me monumente të shumta kulturoro-historike dhe një nga qendrat më të vjetra universitare në Itali. Universiteti është themeluar në vitin 1338. Qyteti është qendër e kulturës dhe artit dhe vendlindje e shkencëtarit të njohur Galileo Galilei (1564-1642).

Piza do t’ju ofrojë atë që të tjerët nuk munden. Shëtitjen nëpër qytet e fillova me Muzeun kombëtar “San Mateo” i vendosur në sheshin me po të njëjtin emër në të cilin janë të vendosura vepra nga fillimi i periudhës mesjetare deri në shekullin 16.

Пиза - Национален музеј Сан Матео

Koleksioni përfshin kryevepra skulpturore nga Nikolla Pizano dhe Donatello, ndërsa mund të shihet edhe përmbledhja e pasur e fotografive antike, duke përfshirë vepra nga Berlingiero Volterano, Simone Martini, Lipo Memi dhe të tjerë. Muzeu disponon edhe me koleksion të dorëshkrimeve mesjetare iluministe, skulptura nga druri nga shekulli 13 deri në shekullin 15, dhe qeramikë antike.

Pas një bollëku të tillë të veprave të vlefshme, u nisa drejt shtëpisë së Galileo Galileit e njohur si “Domus Galileana” ku mund të shihen dorëshkrimet e vjetra, dokumentet dhe veprat e Galileit. Monument i rëndësishëm i qytetit është edhe kisha “Santa Marija dela Spina” në lumin Arno, e ndërtuar në vitin 1230, ndërsa e hapur në vitin 1323.

Пиза - Санта Марија дела Спина1

Vlen të vizitohen sheshi “Kavalieri” i ndërtuar në periudhën e renesancës, si dhe muzeu “Opera del Duomo”, ku janë të vendosura vepra artistike nga katedralja që ndodhet në sheshin e bukur “Dei mirakoli” (Sheshi i çudirave).

Megjithatë të kthehem tek disa ndërtesat e mrekullueshme të cilat mund t’i ofroj vetëm Piza dhe sheshi “Dei mirakoli”, ku mrekullisht ndërtohen katedralja, varrezat monumentale dhe simboli i qyteti, botërisht e njohura Kulla e Pjerrët, të cilat në vitin 1987 janë shpallur për trashëgimi kulturore nën mbrojtje të UNESKO-s.

Пиза - Плоштад деи Мираколи1

E bërë nga mermeri i bardhë, kulla është e lartë 55 metra me 6 metra hapësirë nga vertikalja nga viti 1174 deri në vitin 1350 në stil roman e kanë ndërtuar arkitektët Bonano Pisano dhe Xhulelmo de Instrik. Në brendësi ka 296, gjegjësisht 294 shkallë (në njërën anë, në katin e shtatë të kullës ka dy shkallë më pak) të cilat çojnë deri në majën e kullës prej nga shihet pamje e mrekullueshme e qytetit dhe detit, pamje që shtrihet në hapësirë në largësi prej pothuajse 10 kilometra.

Kulla është konstruktuar nga gjashtë galeri me nga 30 kolona. Në pjesën e saj të parë tërësisht drejtë është ndërtuar, por për shkak të tokës së butë ka filluar të shtrembërohet dhe punëtorët ndërtimorë kanë ndërprerë me ndërtimin e mëtejshëm. Më vonë arkitektët kanë vazhduar ta ndërtojnë kullën në drejtimin e shtrembëruar. Shtrembërimi i kullës edhe më tej vazhdon, madje për këtë arsye është e ndaluar ngjitja nëpër shkallët e brendësisë së saj. Po realizohen edhe rikonstruksione që të pengohet rënia eventuale e saj.

Kривата кула во Пиза1

Vlerësohet se i gjithë ndërtimi peshon 14.500 tonë, prej të cilave një pjesë janë meritë e shtatë zileve në maje, prej të cilave zilja më e rëndë peshon 3.620 kilogramë.

Turistët e shumtë nga e gjithë bota të mahnitur nga ndërtimi patjetër fotografohen afër Kullës së Pjerrët. Megjithatë, ajo që më së shumti mund të kujtoj në këtë arritje arkitektonike janë suveniret me Kullën e Pjerrët të cilat ofrohen nëpër tezgat e shitësve dashamirë të cilët ofrojnë libra, kartolina dhe sende të ndryshme të cilat çdoherë do t’ua kujtojnë Pizën.

Dukë e lënë Sheshin e mrekullueshëm shikimet e shumta e drejtuara drejt Kullës së Pjerrët flasin për origjinalitetin dhe papërsëritshmërinë e idesë për ndërtim të kullës e cila duke i dërguar turistët e shtrembëruar fshehtas shikon dhe fton për takim të sërishëm me Pizën e shkëlqyeshme.

Me ndjenjë të dehjes së thellë nga bukuria e shkëlqyeshme e numrit të madh të ndërtesave unike u nisa drejt sheshit “Feliçe Kavaloti” ku në Panineria L’Ostellino pashmangshmërisht duhej t’i provoja sanduiçët më të bukur përbërjet e të cilëve vetë i zgjidhni, si dhe verën e mrekullueshme italiane.

Pas një kënaqje të këtillë gastronomike këtë takim me bukuroshen e njohur arkitektonike botërore e përfundova në njërën nga kafenetë e shumta të rregulluara bukur, duke u kënaqur në pamjen nga shtëpitë tradicionale me fasada të verdha, tarracat përplot me lule dhe shijen e kafesë më të mirë italiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button