Maqedonia me dekada larg anëtarësimit në BE!

anketën e realizuar nga Komiteti i Helsinkit, Instituti për Politika Evropiane dhe Projekti ‘Mrezha 23’, një e treta e banorëve të Maqedonisë mendojnë që Maqedonia asnjëherë nuk do të anëtarësohet në BE kurse 19% e të anketuarve janë shprehur se një gjë e tillë mund të ndodh në një periudhë kohore mes 6 deri në 10 vite.

Njohësit e çështjeve politike thonë që fatkeqësisht qytetarët kanë të drejtë të shprehen pesimist lidhur me këtë çështje, sepse sipas tyre Maqedonisë i duhet edhe shumë punë për të arritur qëllimin e anëtarësimit në BE.

Malinka Ristevska Jordanova, drejtoresha e Institutit për Politikë Evropiane, thotë për Portalb.mk se në këto kushte që tani është Maqedonia jo dhjetë vite, po disa dekada do të nevojiten që ajo të anëtarësohet në BE.

“Të gjithë jemi të dëshpëruar. Parashikimet janë shumë negative në këtë periudhë kohore ku mbizotëron kriza politike jo vetëm te ne por gjithashtu edhe në Bashkimin Evropian. Në këto kushte besoj që do na duhen dekada që të anëtarësohemi në BE”, tha për Portalb, Ristevska Jordanova.

Lura Pollozhani, profesoreshë universitare thotë për Portalb.mk se përderisa ka krizë politike në Maqedoni, BE nuk është opsion i hapur.

“Përderisa ka krizë politike në Maqedoni, BE nuk është opsion i hapur. BE është shumë e kujdesshme në dhënien e “karotave” se më pare, që do të thotë që nuk do të ketë “karotë” apo shpërblim dhe as shkëmbim për Maqedoninë pa kaluar kriza”, tha për Portalb.mk Pollozhani.

Ajo shtoi se që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së, ajo duhet të jetë stabile.

“Që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së, ajo duhet të jetë stabile, dhe për momentin dhe në të ardhmen e afërt ajo nuk është dhe nuk do të jetë stabile, dhe kjo do të çoje deri në mungesë mundësish për aderim”, shtoi Pollozhani.

Ndërkaq në anketën e lartëpërmendur 33 përqind e të anketuarve të përkatësisë etnike maqedonase shprehen që Maqedonia asnjherë nuk do të jetë pjesë e BE-së, kurse kjo përqindje është më e vogël te banorët e përkatësisë shqiptare, ku 25 për qind e tyre janë të të njëjtit mendim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button