Zaev: Nuk do të donim që të përsëritet 24 dhjetori, nuk i tregojmë taktikat e partisë

“Ekzistojnë shumë alternativa, nuk i tregojmë taktikat e partisë sepse mund të shkaktojnë hapa nga oponenti ynë, dhe kjo mund të çoj drejt ndonjë situate të padëshiruar. Por, hapur flasim se nuk do të donim të përsëritet 24 dhjetori apo diç e hidhur për opinionin e Maqedonisë. Pamë se çfarë mund të bëj VMRO DPMNE dhe partnerët e tyre të koalicionit”, ka thënë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev për “24 Vesti” në pyetjen rreth mundësive për tejkalimin e krizës politike.

Zaev konsideron se shumica parlamentare ka të drejtë dhe obligim që të merr përgjegjësi për udhëheqjen e parlamentit përmes zgjedhjes së kryetarit nga radhët e tij.

Kreu i LSDM-së ka përsëritur qëndrimin partiak se nuk do të ketë amnisti për kriminelët, as zgjedhje parlamentar dhe se Gruevski duhet ta dorëzojë pushtetin.

Ai ka dashur që zv- ndihmë sekretari shtetëror për Evropë dhe Euro Azi në departamentin e shtetit, Hojt Brajan Ji të hënën të pritet nga kryetrari i ri i Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button