Përfundoi vazhdimi i 19-të i seancës konstitutive

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pasdite e përfundoi vazhdimin e 19-të të seancës konstitutive në të cilën debatohet për zgjedhjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, transmeton MIA.

Në pjesën e pasdites së seancës, e cila kaloi me replika dhe kundër-replika, deputetët e VMRO-DPMNE-së vlerësuan se qytetarët me të drejtë janë të brengosur pasi që janë mashtruar pas zgjedhjeve me Deklaratën e Tiranës me të cilën, siç theksuan, parashihet ndryshimi i emrit, flamurit dhe himnit dhe federalizimi i shtetit. E përsëritën qëndrimin se dalja e vetme nga kriza politike është mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Ata përsëri kërkuan nga lideri i LSDM-së të sqarojë se çfarë ka dakorduar pas zgjedhjeve me partitë shqiptare.

Vazhdimi i ri i seancën konstitutive është caktuar për nesër në orën 11.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button