Sela për VMRO DPMNE-në: Le ta votojmë PSP-në e më pas të shkojmë në zgjedhje të reja

Pas një orë e gjysmë debat mes deputetëve nga VMRO DPMNME dhe akuzat drejt LSDM-së, me thirrje të herë pas hershme për zgjedhje parlamentar, në foltoren e vazhdimit të 19-të të seancës të Kuvendit foli edhe Zijadin Sela nga Aleanca për shqiptarë, i cili u bëri thirrje deputetëve të VMRO DPMNE-së për vazhdimin e mandatit të Speciales dhe për gjykatë speciale e më pas ai do të votoj për zgjedhje të reja parlamentare, transmeton meta.mk.

“Ne shqiptarët kemi një shprehje: Si do t’i drejtohesh malit, ajo ashtu do ta kthej. Çdo gjë tregonte edhe për platformën edhe për sovranitetin. Platforma ekzistonte edhe kur ju nuk ishit mandat, tani vetëm doni ta evitoni përgjegjësinë. Unë nuk jam prej atyre politikanëve që fëmijët të vet dëshiron t’u le ardhmëri me ryshfet dhe korrupsion. Për këtë shkak, propozimi juaj për zgjedhjet të parakohshme e pranoj. Por, a jeni të sigurt se presidenti juaj Ivanov nuk do t’i luaj lojërat me mosdhënien e mandatit. Le të jenë edhe zgjedhjet parlamentare edhe ato lokale bashkërisht, por fillimisht hajde të votojmë për PSP-në me dy të tretat e shumicës, për Gjykatë Speciale, pastaj të shkojmë në zgjedhje. Unë do të votoj, pyeteni kryetarin tuaj dhe tregoni. Unë e di se nuk jeni të gatshëm për të votuar për PSP-në, për atë pas të gjitha fjalëve të mëdha fshihet frika  nga përgjegjësia përpara ligjit”, tha Sela.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button