Shkëndija mundi Vardarin, Renova bindëse në Shkup

Derbi i javës së 29-të, të Ligës së Parë të Maqedonisë, i ka takuar ekipit të Shkëndijës së e Tetovës, e cila më në fund e ka mundur Varadrin, ndeshje kjo e luajtur në Tetovë që përfundoi me rezultatin 3:1. Medjedoviqi hapi serinë e golave në minutën e 15-të, ndërsa dy golat të tjerë ishin vepër e “bomberit” të kampionatit, Besart Ibraimi që shënoi fillimisht në minutën e 64-tën dhe më pas në atë të 82-tën. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Baloteli në minutën e 43-të, kur kishte barazuar për 1:1.

Fitorja e sotme e Shkëndijës ka ulur diferencën e pikëve në tabelë në 10 pikë me Vardarin, që vazhdon të kryesojë renditjen. Në ndeshjet tjera, Renova ka shënuar fitore 1:3 në udhëtimin në Shkup ndaj Makedonija Gj. P., me dy gola të shpëjtë të Visar Musiut në minutën e dytë dhe atë të pesat, ndërsa goli i tretë ishte vepër e Velinovit. Pobeda mundi Sileksin me rezultat minimal 1:0, ndërsa takimi Bregallnica-Pelisteri përfundoi me barazimin 1:1.

Xhiroja e 29-të kompletohet nesër me ndeshjen  e fundit e cila do të luhet në stadiumin e “Gjorçe Petrovit”, ku Rabotniçki është në cilësinë e nikoqirit ndaj Shkupit. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button