Stamboll, plagosen disa studentë nga një shpërthim

Shtatë studentë janë plagosur në një shpërthim në lagjen Pendik të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia ka deklaruar se shpërthimi ka ndodhur në autostradën në pjesën aziatike të Stambollit, në rrugën drejt “Sabiha Gokcen”.

Minibusi i cili ishte dëmtuar nga shpërthimi ishte në pronësi të një universiteti privat në Stamboll. Policia ka theksuar se ende nuk është i njohur shkaku i shpërthimit.

Shoferi minibusit dyshohet se pas shpërthimit ka humbur kontrollin e automjetit, ndërsa ekziston mundësia që shpërthimi të ketë ndodhur për shkak të ndonjë defekti teknik në minibus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button