PE filloi procedurë për heqjen e imunitetit për Marin le Pen

Parlamenti evropian filloi me procedurën që mund të shkaktojë heqjen e imunitetit për Marin Le Pen, eurodeputete dhe kandidate për presidente të Francës, e dyshuar për keqpërdorim të mjetzeve financiare evropiane, deklaroi kryetari i PE-së, Antonio Tajani.

Gjykatës francezë kërkuan nga eurodeputetët ta heqin imunitetin për Le Pen për hetim gjyqësor, në mënyrë që të mund të kontrollohen pohimet se ka keqpërdorur para evropiane me të cilat ka paguar bashkëpunëtorë të partisë së saj Fronti nacional, transmeton MIA.

“Kërkesa është parashtruar në komisionin juridik të PE-së, përgjegjës për atë çështje”, deklaroi tajani para deputetëve në fillim të sesionit parlamentar në Bruksel.

Mediumet franceze para disa muajve kumtuan se Le Pen ka pranuar para hetimit të Agjencisë së BE-së për luftë kundër mashtrimeve (OLAF), se në mënyrë fiktive ka punësuar truprojen e saj Tjeri lezhie si këshilltar.

OLAF u ka dorëzuar organeve gjyqësore franceze raport të cilat prej marsit të vitit 2015, gjithashtu, zhvillojnë hetim për dyshimet për punësime fiktive nga ana e partisë ekstreme djathtiste në PE.

Sipas hetimit, eurodeputetë të Frontit nacional kanë punësuar 17 asistentë, prej të cilëve inspektorë të OLAF shprehën dyshim për realitetin e raportit të punës së Tjeri Lezhie dhe të Katrin Grize.

PE, në bazë të këtij raporti të besueshëm prej 28 faqesh, ngriti procedurë për pagesë të rrogave të paguara të këtyre dy “asistentëve” të punësuar të Le Pen, në shumë të përgjithshme prej 339.946 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button