BE: Procedurë ligjore kundër Hungarisë për ligjin e ri të arsimit

Bashkimi Evropian (BE) ka ngritur procedurë ligjore kundër Hungarisë për shkak të ligjit të ri për arsimin e lartë qëllimi i së cilës, sipas kritikëve, është që të shuhet universiteti, themelues i së cilit është miliarderi dhe filantropi George Soros, raporton Anadolu Agency (AA).

Valdis Dombrovskis, zv.kryetar i Komisionit Evropian deklaroi sot se trupi ekzekutiv i BE-së ka dërguar “letër paralajmëruese” ndaj qeverisë hungareze të kryeministrit Viktor Orban.

Dombrovskis tha se ky hap bazohet në “vlerësimin e gjerë juridik”. Ligji për arsim të lartë në Hungari u miratua gjatë këtij muaji, ndërsa në fuqi do të hyjë në muajin tetor.

Kryetari i Universitetit të Evropës Qendrore, të cilin e mbështet Soros, pohon se kjo do të thotë se kampusi i tyre ndoshta nuk do të ketë mundësi të pranojë student të ri pas 1 janarit të vitit 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button