Regjimi i Asadit bombardon një kamp refugjatësh në Idlib

Forcat e regjimit të Basha al Asadit kanë bombarduar një kamp refugjatësh në Idlip të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetari i AA, i cili ka shkuar në vendngjarje, ka raportuar për civilë të vdekur dhe shumë të plagosur, si pasojë të sulmit ajror. Ndërsa ka theksuar se sulmi ka ndodhur në Maarat el-Numan të Idlibit.

Nga ana tjetër Hamid Kutejni, një zyrtar i mbrojtjes civile në këtë rajon, ka thënë për AA: “Një avion i regjimit të Asadit ka hedhur 3 bomba me parashutë në kampin e refugjatëve.”

Kutejni ka thënë se ekipet e mbrojtjes civile janë nisur drejt zonës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button