Ramallah, protestë në mbështetje për të burgosurit palestinezë

Në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor u organizua një protestë për të mbështetur të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite të cilët po vazhdojnë grevën e urisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Me thirrjen e “Komitetit Kombëtar të Përkrahjes së të Burgosurve në Grevën e Urisë” një numër i madh i palestinezëve u mblodhën në sheshin “Yaser Arafat”.

Protestuesit të cilët mbanin në dorë fotografitë e të afërmve të cilët ndodhen nëpër burgje, me parulla kundër Izraelit, i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime ndaj shkeljeve të Izraelit.

Anëtari i Komitetit, Murad Harfush, në një deklaratë për AA tha se do të zhvillojnë aktivitete të ndryshme për të mbështetur të burgosurit palestinezë të cilët janë në grevë në 10 ditët e fundit.

Rreth një mijë palestinezë në burgjet izraelite më 17 prill filluan grevë urie “Për përmirësimin e kushteve të burgosjes, duke i dhënë fund praktikave arbitrare të Izraelit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut”.

Sipas një raporti të disa institucioneve, përfshirë edhe Komitetin e të Burgosurve Palestinezë, në burgjet izraelite gjenden rreth shtatë mijë të burgosur palestinezë, përfshirë 481 nga Jerusalemi Lindor i okupuar, prej të cilëve 57 janë gra dhe 300 fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button