Policia braziliane ka arrestuar 12 të dyshimtë për grabitjen e rreth tetë milion dollarëve

Në Brazil janë arrestuar 12 burra të dyshuar për pjesëmarrje në vjedhje spektakolare  të rreth tetë milionë dollarëve nga Kompania Inaski, që ndodhej në qytetin kufitar Siudad Del Este të Paraguait, nga fillimi i javës, njoftoi policia federale braziliane.

“Konsiderohet se të arrestuarit janë pjesë e grupit prej rreth 50 personave që kanë përdorur eksploziv që të hapin arkën e kompanisë “Prosuger” dhe më pas janë larguar me paratë në Brazili, citon Fabiano Bordignon, inspektor i policisë federlae.

Më vonë, Ministria e Punëve të Brendshme e Paraguait njoftoi se tre gjoja anëtarë të bandave kanë humbur jetën nga këmbimi i zjarrit  me agjentët brazilianë, në Brazili, në 70 kilometra nga Siduad del Este.

Huan Koçi, kryetar i Prosuger” për Amerikën latine deklaroi se sulmuesit,  të armatosur me automatë, kanë sulmuar një stacion policor rreth orës dy të natës. Një polic humbi jetën, ndërsa katër persona janë plagosur.

Policia kombëtare e Paraguait njoftoi se katër përfaqësues të lartë të forcave policore në Siudad del Este janë shkarkuar nga funksioni pas grabitjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button