Poposki: Për zgjedhje vendosin Kuvendi dhe qytetarët, e jo dikush nga jashtë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot në Bruksel kishte takim me më shumë eurodeputetë dhe mori pjesë në konferencën në Parlamentin Evropian, kushtuar viktimave të Holokaustit, njofton korrespondenti i MIA-s.

Nga qendra e Bashkimit Evropian, shefi i diplomacisë së Maqedonisë dërgoi edhe mesazh në raport me disa presione të huaja për atë nëse dhe kur duhet të ketë zgjedhje të reja parlamentare me qëllim të daljes nga kriza politike në Maqedoni.

“Nuk mendoj se vendimin për atë nëse do të ketë zgjedhje dhe kur do të ndodhin ato duhet ta sjellë dikush jashtë Republikës së Maqedonisë. Ky është vendim që duhet ta sjellim në Republikën e Maqedonisë dhe mënyra e vetme në të cilën mund të arrijmë marrëveshje rreth kësaj është përmes institucioneve demokratike. Me fjalë të tjera, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë vendos, qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë të drejtë të japin mandat për një vendim të këtillë”, porositi ministri Poposki në Bruksel.

Në Shtëpinë ligjvënëse të bashkimit Evropian, shefi i diplomacisë së Maqedonisë u takua me eurodeputetët Dubravka Shuica (nënkryetare e Komitetit për punë të jashtme të PE-së”, Knut Flekenshtajn, Mariana Petir, Eduard Kukan dhe shumë deputetë të tjerë në Europarlament. Sipas tij, në pjesën e kësaj që pritet si ndihmë nga Parlamenti Evropian, mesazhi i tij deri te ata ka qenë i thjeshtë.

“Pika e parë është që të ndihmohet në kthimin e perspektivës evropiane për Republikën e Maqedonisë, e cila në vitet e fundit, krahas shumë rekomandimeve, sikur u zhduk nga horizonti dhe në njëfarë mënyre ndihmoi që të imponohet axhenda e luftës me një situatë krize politike. Zgjidhja edhe për zgjedhjet edhe për tejkalimin e krizës, duhet të gjendet nëpër institucionet e Maqedonisë edhe në kuadër të një procesi demokratik”, tha Poposki.

Porosia, megjithatë nga Parlamenti Evropian ishte se pritet të jepet mbështetje për një ardhmëri më të dukshme në pjesën e fillimit të procesit të negociatave me Republikën e Maqedonisë. Sipas Nikolla Poposkit, kjo është diçka që një kohë të gjatë është rekomanduar, por nuk është realizuar dhe i njëjti është burim i pjesës së madhe të frustrimeve për popullatën e Maqedonisë.

“Mendoj se në këtë pjesë, tejkalimi i krizës politike duhet të rrjedhë nga dialogu nëpër procesin demokratik në Republikën e Maqedonisë, por duhet edhe të shoqërohet me një vizion të qartë për atë se ardhmëria dhe anëtarësimi ynë në Bashkimin Evropian do të ndodhin pa mëdyshje në kohë konsekuente. Pa një porosi të tillë, mendoj se edhe tejkalimi në krizën politike do të jetë shumë më e komplikuar”, thekson ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë.

Nikolla Poposki, sot mori pjesë edhe në konferencën ndërkombëtare “Drejtësia e Papërfunduar: Drejtësi dhe kujtim” dedikuar vuajtjeve dhe përndjekjes ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, që u mbajt në Parlamentin Evropian në Bruksel. Këtë konferencë së bashku e organizuan Partia Popullore Evropiane (EPP) dhe Aleanca e liberal demokratëve në PE (ALDE), ndërsa atje Poposki e dha porosinë se Maqedonia është shembull si një shtet mund të bëjë një dosje të mirë në pjesën e kujtimit, të drejtësisë së pronave dhe në pjesën e arsimit lidhur me Holokaustin dhe me fatin e hidhur të hebrenjve.

“Kjo është konferencë e rëndësishme në kontekst evropian për kujtimin, kthimin e pronave, arsimit, drejtësisë së pronave të hebrenjve që janë viktima të holokaustit, dhe e cila u mbajt në Parlamentin Evropian. Maqedonia është me siguri një prej shembujve më të mirë edhe në kontekstin rajonal edhe anë atë evropian në vend që në tërësi është kujdesur edhe për pjesën e kthimit të pronave të hebrenjve të vrarë në Holokaust, por gjithashtu edhe për mbajtjen e përkujtimit dhe mbajtjes së lidhjes e a.q. përkujtim i asaj të kaluare të zymtë që asnjëherë të mos na përsëritet në të ardhmen. Maqedonia në këtë pjesë ka ndërtuar edhe një nga qendrat përkujtimore të Holokaustit në botë, që kontribuon për dhënien e një shembulli pozitiv për atë si vendet mund të përballen dhe si mund të bëjnë një dosje të mirë në pjesën e përkujtimit, në pjesën e drejtësisë së pronave dhe në pjesën e arsimit lidhur me Holokaustin dhe me fatin e zymtë të hebrenjve në Maqedoni”, theksoi ministri Poposki.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button