Zarif: Mos i merrni shumë seriozisht fjalët e Donald Trumpit

Ministri i Jashtëm i Iranit, Xhevad Zarif, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me “respektimin e marrëveshjes nukleare me Iranin”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit (IRNA), Zarif në një takim me përfaqësuesit e mediave ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Trump i cili ka thënë se “Irani nuk sillet në përputhje me frymën e marrëveshjes nukleare”. “Mos i merrni shumë seriozisht fjalët e atij njeriu”, ka theksuar Zarif në shenjë reagimi.

Ndryshe, presidenti Trump duke folur në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin italian Paolo Gentiloni pas takimit në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, e kishte cilësuar si “të tmerrshme” marrëveshjen për programin nuklear të nënshkruar nga Irani dhe shtetet P+1.

“Irani nuk sillet në përputhje me frymën e marrëveshjes dhe në periudhën në vijim Irani mund të ndërmarrë diçka”, kishte deklaruar Trump.

Gjatë fushatës zgjedhore, presidenti amerikan Trump e ka kritikuar ashpër marrëveshjen për programin nuklear me Iranin të nënshkruar gjatë mandatit të Barack Obamas, duke theksuar se do ta rishqyrtonte marrëveshjen nëse zgjidhej president i SHBA-ve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button