Fondi i Roland Garos rritet në 36 milionë euro

Fondi shpërblyes për Roland Garros-in e sivjetshëm, njëri nga katër Garnd Slam turnetë e tenisit, është rritur në 36 milionë euro, që është për 12 për qind më shumë se në krahasim me vitin e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Guy Forget, drejtori i Roland Garros-it, tha se fondi shpërblyes në raport me vitin e kaluar është më i lartë për rreth katër milionë euro, dhe fituesit e turneut në konkurrencë të meshkujve dhe femrave do të marrin shpërblimin prej 2.1 milionë euro, që është një rritje prej 100.000 euro.

Rritja më e madhe e shpërblimit prej 16 për qind parashihet për lojtarët që largohen nga xhiroja e parë dhe çerekfinalja.

Grand Slam-i i sivjetmë në Paris do të mbahet nga 28 maji deri më 11 qershor, ndërsa titullin e fituesit e mbron Novak Gjokoviç në kategorinë e meshkujve dhe Garbine Muguruze në atë të femrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button