LSDM: Ivanov nuk ka mandat që ta demolojë Maqedoninë për interesa të Gruevskit

 

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) nëpërmjet kumtesës ka reaguar ndaj Gjorge Ivanovit duke thënë se “ai nuk ka mandat që ta demolojë Maqedoninë për interesa të Nikolla Gruevskit”, njofton Portalb.mk.

“Gjorge Ivanov nën urdhrin e Nikolla Gruevskit tenton të demolojë tërë shtetin dhe institucionet e sistemit me veprimin e tij kundërshtetëror i cili nuk ngjan me pozitën e kryetarit të shtetit”, thuhet ndër të tjerash nga LSDM.

Nga kjo parti thonë së kërcënimi i vetëm i unitaritetit dhe pavarësisë së Maqedonisë janë Ivanov dhe Gruevski.

“Ai dhe Nikolla Gruevski janë kërcënimi i vetëm i unitaritetit dhe pavarësisës së shtetit pasi që dukshëm harrojnë se kush është përcaktimi strategjik i qytetarëve dhe Maqedonisë, vazhdimësia e proceseve demokratike dhe perspektiva euro-atlantike e saj”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

LEXO: Ivanov: Pa largimin e pengesës juridike dhe politike nuk mund ta jap mandatin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button