Zaev dhe Ahmeti: Shpejt do të kemi zgjidhje të situatës

Dy liderët e partive politike Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti konfirmuan se zhvillojnë takime të vazhdueshme në Kuvend në kuadër të gjetjes së një zgjidhje për zhbllokimin e këtij institucioni. Zaev shpreson se institucionet do të zhbllokohen shume shpejt dhe mazhoranca parlamentare po bën çdo gjë ne parime me kushtetutën për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga kriza dhe për të zgjedhur kryparlamentarin e ri, njofton Alsat M.

Zaev shtoi se LSDM vazhdon të ketë mbështetjen e partive shqiptare si dhe Lsdm po bën gjithçka për të shmangur tensionet dhe kalimin e pushtetit në mënyrë paqësore. Ahmeti tha se çështja e mbështetjes për LSDM-në është ekzagjeruar sepse partia e tij tashmë ka pranuar se do të jetë në anën e zgjidhjes së krizës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button