Lekaj: Ekstradimi i Haradinajt nënkupton destabilizimin e Ballkanit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka porositur bashkëpartiakët e tij që të vazhdojnë të punojnë për të mirën e vendit, t’i lëvizin proceset para pavarësisht se çfarë do të ndodhë me të në gjykimin e së enjtes në Kolmar të Francës.

Haradinaj këtë porosi ia ka lënë shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj. Lekaj ka deklaruar se Haradinaj është optimist si çdo herë dhe fare nuk i intereson se çfarë do të ndodhë me të, shkruan sot gazeta “Epoka e Re”.

“Ai ka porositur që t’i vazhdojmë proceset, të punojmë për vendin dhe pa marrë parasysh epilogun, proceset të shkojnë përpara për të mirën e vendit dhe forcimin e shtetit”, ka treguar Lekaj, porosinë e Haradinaj nga Franca.

Ai ka ritheksuar se ndalimi i Haradinaj në Francë është puro politike, por presin që ai të kthehet në Kosovë.

“Janë shtjerrë të gjitha hapësirat që të vazhdohet me ndalesën e Haradinaj në Francë. Presim vendim pozitiv dhe kthimin e Haradinajt në Kosovë”, ka shtuar Lekaj.

Lekaj ka deklaruar se edhe qytetarët e vendit presin që ta takojnë Haradinajn në Prishtinë. Sipas tij, në rast se Gjykata në Kolmar të Francës do të vendosë për ekstradimin e tij në Serbi, atëherë pasojat do t’i marrin ata që dëshirojnë destabilizim të situatës në rajon.

“E kemi bërë të qartë nëse ndodh ekstradimi i tij dhe nëse dikush dëshiron destabilizim të rajonit atëherë pasojat do t’i marrin ata vet…”, ka thënë ai gazetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button