Gjorgje Ivanov refuzon të takohet me Hojt Ji: Është “tepër i zënë”

Zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror i departamentit amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Hojt Brajan Ji, i cili do të vijë të hënën në Shkup do të ketë takime me liderët e partive politike, por jo edhe me kryetarin e shtetit, Gjorgje Ivanov, konfirmuan nga Kabineti i presidentit, njofton Portalb.mk.

“Te Kabineti i kryetarit të Republikës së Maqedonisë është dërguar kërkesë për takim me zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror të Evropës dhe Euro-azisë në Departamentin e Shtatit, Hojt Ji, duke pasur parasysh obligimet e përcaktuara më parë të kryetarit të shtetit, Gjorgje Ivanov, nuk do të ketë mundësi për realizim të tillë”, thonë nga Kabineti.

Vizita e Ji, vjen pothuajse dy muaj prej kur në Zagreb e ftoi Ivanovin ta rishikojë vendimin për mosdhënien e mandatit, liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili ka shumicë parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button