Këto janë plazhet më të mira në botë (Video)

Të mbyllim sytë dhe të imagjinojmë pak. Për shumicën prej nesh, plazhet më të mira janë ato me ujë të kaltër, me rërë të pastër dhe palma.
Në fakt, plazhet më të mirë në botë, nuk janë të tilla siç i imagjinojmë, shkruan Lajmi.net, transmeton Portalb.mk.

Ata janë shumë të ndryshëm dhe të bukur, sikurse do lexoni më poshtë:

Plazhi i shkretëtirës- ky plazh gjendet në Brazil. Në shtator, është koha më e mirë për të parë edhe peshqit derisa notojnë.

Plazhi i gjelbër: Do të mendoni se ky plazh në Hauai është i mbushur me alga, por e vërteta është se ngjyra e këtij plazhi vjen si shkak i një vullkani që ka qenë shumë më herët në këtë pjesë. Janë vetëm katër plazhe të tilla në të gjithë botën.

Plazhi me ujë të ngrohtë: Harrojeni xhakuzin. Imagjinojeni një plazh të tërë me ujë të nxehtë. Zelanda e Re është vendi i cili përmban këtë ujë. Asnjë vend në botë nuk i afrohet për nga ajo që ofron ky plazh.

Plazhi me ngjyra të ndezura: Imagjinojeni një natë nën qiellin me yje, pranë këtij plazhi të ndriçuar. Maldivia jep pamjen spektakulare.

Plazhi i fshehur: Bukuria e këtij plazhi përmban një histori të trishtë. Si shkak i një shpërthimi të bombës, si provë në këtë vend, është bërë ky plazh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button