Sot Jovo Vangellovski do të tentojë t’i bindë gjykatësit se “bombat” nuk janë dëshmi

Pas dy seancave të anuluara, sot në seancën e përgjithshme Gjykata Supreme sot do t’i diskutojë propozimet e kryetarit të gjykatës Jovo Vangellovski për atë se materialet e përgjuara të njohura si “bomba” të mos përdoren si dëshmi në procedura hetimore dhe për paraburgim të Sead Koçanit, njofton Portalb.mk.

Për Koçanin prokurori publik Marko Zvrlevski ka shtruar kërkesë për mbrojte të ligjshmërisë dhe ndërprerje të masës së marrë nga Prokuroria Speciale Publike,

Vazhdimi i fundit i seancës ishte anuluar për shkak se disa gjykatës ishin të sëmurë.

Vangellovski thirret në praktikën e deritashme të praktikës gjyqësore se dëshmitë siguruara në mënyrë të paligjshme nuk mund të përdoren në procedura hetimore.

Është dukshme se në Gjykatën Supreme ka mendime kundërthënëse në lidhje me propozimet e Vangellovskit. Sa i përket paraburgimit të Koçanit, pjesë një pjesë e gjykatësve konsiderojnë se kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë ka të drejtë të sjellë vetëm PSP-ja.

Kryetarja e mëhershme e Gjykatës Supreme, Lidija Nedellkova ishte kundër këtyre propozimeve të pasuesit të tij. Ajo sot nuk do të marrë pjesë në mbledhjen. Edhe gjykatësi Isamedin Limani u tërhoq nga kjo ngaqë ka të bijën të punësuar në PSP.

Zvërlevski më 27 mars kërkoi nga Gjykata Supreme që ta shfuqizojë paraburgimin e të dyshuarit në lëndën e PSP-së, Sead Koçan, i cili tani për tani është në arrati. Pas kësaj, PSP-ja dërgoi kërkesë deri te Zvërlevski që ta tërheqë kërkesën e tij pasi që bëhet fjalë për lëndë të cilën nuk e udhëheq prokuroria e rregullt.

LEXO: Gjykatësit suprem kanë refuzuar të votojnë për propozimet e Vangellovskit për bllokadën e PSP-së

LEXO: Vangellovski do të vendos për paraburgimin e Koçanit, refuzohet kërkesa e PSP-së për largim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button