Kina i ndalon emrat mysliman në provincën islame

Një listë zyrtare e emrave të ndaluar ishte publikuar në Hotan, Xinjiangun jugor qysh më 2015-n, i kanë thënë burimet radios “Azia e Lirë”, derisa ajo listë tani është zyrtarizuar në nivel të rajonit, transmeton koha.net shkrimin e “The Telegraph”.

E publikuar nga Partia Komuniste Kineze, me titullin “Rregullat për emra për pakicat etnike”, rregullat e dokumentit tani duket se do të zbatohen në tërë rajonin, ku banon shumica myslimane e Kinës.

Emrat me konotacion të theksuar fetar – si Xhihad, Imam, Meka, Sadam dhe Haxh – janë ndaluar, ndonëse janë zgjidhje e preferuar për prindërit myslimanë në mbarë botën.

Secila foshnje që konstatohet se është regjistruar me këtë emër nuk do të futet në sistemin e regjistrimit të amvisërive në nivel të Kinës – gjë që ua mohon qasjen në sistemin publik shëndetësor dhe shkolla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button