Murali i Michelle Obamas shkakton pakënaqësi në Chicago (FOTO)

Një mural i ish-zonjës së parë Michelle Obama, i vendosur në një ndërtesë të lagjes ku ka banuar ajo si fëmijë në Chicago, ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha, transmeton Koha.net.

Murali i krijuar nga artisti Chris Devins, ka nxitur një debat të madh, jo për arsye politike. Pak kohë pasi Decins përfundoi muralin të premten e kaluar, kritikat filluan nëpër rrjetet sociale.

Njerëzit e kanë akuzuar artistin për kopjimin e imazhit të veprës së studentes Gelila Mesfin, e cila një vit më parë në Instagram kishte prezantuar një portret identik të Michelle Obamas.

“Si mund të vidhni punën e dikujt tjetër… dikujt që ka punuar fort për atë gjë dhe të pohoni se është e juaja”, ka reaguar artistja Mesfin.

“Si mund ta vidhni punën dhe të thoni se e keni dizajnuar vetë… kjo është krejt kundër artit dhe jo respekt në shumë nivele”, ka shtuar ajo.

Në një intervistë për CNN-in, Devins ka mohuar akuzat për kopjim. Ai ka thënë se deri javën e kaluar nuk e ka njohur Mesfinin dhe kishte mësuar për punën e saj kur një i afërm e kishte njoftuar për akuzat e saj.

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button