Për Shkëndijën dënim i ekzagjeruar, do të ankimojë vendimin

KF Shkëndija ka reaguar lidhur me dënimin që ka marrë nga ana e FFM-s, duke vlerësuar të pamatur dhe të ekzagjeruar vendimin e Komisionit Disiplinorë të FFM-së, që dënon klubin me zhvillimin e gjashtë ndeshjeve si vendas pa praninë e publikut dhe gjobë në vlerë prej 1 200 eurove. Në kumtesën e lëshuar në faqen zyratare të klubit më tej thuhet:

“Të vetëdishëm për situatën e palakmueshme dhe arsyeshmërinë për procedurë disiplinore, KF Shkëndija shpreh indinjatën për masat e ekzagjeruara ndëshkuese që nuk janë në proporcion me ngjarjet e ndodhura në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës, Shkëndija – Vardari (19.04.2017) në fjalë si dhe me masat që janë ndërmarë ndaj klubeve tjera në raste edhe më të rënda paraprakisht. Me respekt për anëtarët e Komisionit për Disiplinë pranë FFM-së, nuk mund të kuptojmë marrjen e të drejtës për të ndjekur ndeshjet e skuadrës së tyre një qyteti të tërë që jeton për klubin, për shkak të sjelljes së pakontrolluar të disa individëve.
Konsiderojmë se nuk janë përdorur standardet e njejta si me rastet e incidenteve të mëparshme të klubeve të ndryshme, apo më konkretisht në rastet kur KF Vardari ka qenë vendas, ku pasur edhe sulm fizik ndaj kryesisë tonë.
Kundërshtojmë këtë vendim dhe të njejtin do ta ankimojmë përmes anës ligjore, duke shpresuar që Komisioni i FFM-së ta rishqyrtojë edhe një herë rastin dhe të ulë dënimin në proporcion me nivelin e incidentit. Në të njëjtën kohë shpresojmë që ky rast të jetë mësim për një numër të vogël të personave të pandërgjegjshëm, pasi nuk është e drejtë me veprimet e tyre tua marrin të drejtën gjithë dashamirëve për të ndjekur ndeshjet e klubit të zemrës. Urojmë që në të ardhmen mos përsëriten raste të këtilla dhe tifozët nga tribuna të reflektojnë maturi dhe mbështetje të klubit në bazë të rregullave për sjellje në ndeshje sportive”, thuhet në shkrimin e KF Shkëndija. /Portalb.mk/​

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button