Ivanka Trump lavdëron babain e saj, shikoni reagimin e Angela Merkelit (VIDEO)

Gjatë një paneli me kancelaren gjermane Angela Merkel, vajza e parë e presidentit të SHBA-ve, Ivanka Trump, ka folur duke treguar se babai i saj e trajton në të njëjtën mënyrë si vëllezërit.
“Si një vajzë mund të flas në një nivel shumë personal, duke e ditur se ai më ka inkurajuar dhe më ka mundësuar të përparoj,” tha Ivanka Trump, transmeton lajmi.net

Vajza e presidentit amerikan iu përgjigj pyetjeve të moderatorit të panelit, Miriam Meckel lidhur me komentet publike të babait të saj lidhur me gratë, derisa ajo është munduar të justifikojë të thënat e babait të saj.

“Unë mendoj se mijëra gra të cilat kanë punuar me dhe për të atin tim për dekada kur ai ishte në sektorin privat janë një dëshmi për sjelljen e tij shumë të mirë ndaj femrave dhe besimin që ka tek ato,” është shprehur Ivanka Trump.

Ivanka Trump ka qenë në Gjermani me ftesën e kancelares së shtetit, Angela Merkel. Por, ajo që ka habitur njerëzit është reagimi interesant i kancelares gjermane, i cili lë shumë të dyshohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button