FFM dënon Shkëndijën me 6 ndeshje pa tifoz

Skuadra e Shkëndijës është dënuar rëndë nga ana e Komisionit Disiplinor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, (FFM-s), shkaku që në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, disa tifozë ishin futur në fushë. Skuadra tetovare është dënuar me gjashtë ndeshje lojë pa tifozë, ndërsa i është dhënë edhe gjoba në vlerë prej 1.200 euro shkaku i ndezjes së flakadanëve.

Tani më FFM ka ngritur procedurë edhe për ekipin e FC Shkupi, shkaku që mbi stadium ishte valëvitur një dron, e që kishte flamurin “Autochtonis”, në ndeshjen e zhvilluar ditë më parë në stadiumin e Çairit në ndeshjen kundër Vardarit. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button