Regjimi i Asadit sulm në Malin Turkmen

Regjimi i Bashar al Asadit në Siri ka sulmuar Malin Turkmen në pjesën rurale të Latakias, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga burimet lokale, forcat e regjimit kanë goditur me mortaja dhe raketa fshatrat Kelez, Jamadi dhe Sallur që gjenden nën kontrollin e opozitarëve.

Njoftohet se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e bombave që kanë rënë në rajonin e populluar nga turkmenë.

Nga ana tjetër, regjimi ka shënjestruar edhe rajonin Xhebel Ekrad, i cili gjendet në lindje të Malit Turkmen.

Edhe në sulmet e organizuara nga njësitet e regjimit në këtë rajon, mësohet të jenë plagosur katër persona.

Ndryshe, forcat e regjimit i vazhdojnë me ndërprerje sulmet në këto rajone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button