Nëse këto mure do të flisnin (FOTO)

Grace Kelly është e njohur për sjelljen e saj, magjepsjen e Hollivudit dhe historinë e saj si në përralla kur u martua me një princ të huaj, shkruan Top Channel, transmeton Portalb.mk.

Shtëpia e saj e fëmijërisë në Filadelfia nga ana tjetër, mbante mjaft sekrete të errëta dhe një seri skandalesh që kërcënonin imazhin e pacënuar të princeshës së Monakos.

Kur shtëpia e Kelly në Pensilvani u ble për 754 mijë dollarë nga djali i saj, princi Albert, në fund të 2016 historitë e panjohura nisën të qarkullonin për familjen e Kelly.

E njëjta rezidencë ku ylli i kinemasë ka pozuar me të fejuarin e saj në atë kohë, princin Ranier të Monakos, dhe ku tregon unazën e saj të fejesës Cartier, ishte shtëpia e vëllait të saj politikan, i cili kishte lidhje me një grua transeksuale.

Gjithashtu ka mirëpritur një të moshuar të varfër që grumbulloi kafshë të pambrojtura që mbushi me pleshta rezidencën madhështore, para se të dërgohej në një spital psikiatrik.

Kelly dhe princi Ranier i Monakos i kanë çuar shpesh tre fëmijët e tyre në rezidencën me 6 dhoma gjumi dhe 4 banjo, derisa ajo u shit në 1974, 10 vjet para se princi të vdiste në moshën 52-vjeçare, më 1982.

Këto vizita përbënin kujtesën e princit Albert i cili tha se kjo shtëpi “është shumë e veçantë për familjen tonë”, dhe duke e blerë tha se e shpëtoi “nga një vdekje e afërt”, thotë Page Six.

Nëna e Kelly e shiti shtëpinë tek Thomas dhe Janet Lawnton, që gjashtë ditë më vonë ia shitën Marjorie Bamont, ku jetoi për 40 vjet.

Ajo u akuzua për mizori me kafshët në 2013, ku 14 mace të gjalla dhe një e ngordhur u gjet brenda rezidencës.

Bamont ishte shembulli i fundit i një goditje publike që ndodhi brenda mureve të shtëpisë së Kelly, e cila është ndërtuar në 1920 nga plaku Kelly.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button