Nikollovski: Secila ditë është mundësi e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit

Secila ditë është mundësi e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit i cili do t’i ndërmarrë të gjitha hapat e mëtutjeshëm, u shpreh deputeti i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Lupço Nikollovski, njofton Portalb.mk.

“Bisedimet janë pjesë e shumicës parlamentare e cila e fitoi besimin e qytetarëve. VMRO-DPMNE dhe kjo udhëheqësi kriminale është e kaluar dhe për këtë bisedimet do të vazhdojnë ndërmjet shumicës parlamentare dhe për këtë takimet ndërliderësh politik të cilët përbëjnë shumicën në Kuvend janë të logjikshme”, tha Nikollovski.

Përndryshe, kjo deklaratë e Nikollovskit erdhi pasi sot qarkulloi lajmi se është realizuar takim ndërmjet Ali Ahmetit nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Zoran Zaevit të Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë me arsyen e marrjes së një hapi konkret për zhbllokim të Kuvendit dhe zgjedhje të kryetarit të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button