Bale mund të mos luaj në gjysëmfinalen e Ligës së Kampionëve

Lojtari i Real Madridit, Gareth Bale, me gjasë do të humbasë dy duelet e gjysëmfinales të Ligës së Kampionëve kundër rivalit të qytetit Atletico, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga “klubi mbretëror” konfirmuan se Bale në ndeshjen kundër Barcelonës ka lëndur muskulin e kofshës të këmbës së majtë dhe se bëhet fjalë për një lëndim të shkallës së dytë edhe pse nga Real Madridi nuk kanë saktësuar se sa kohë i nevojitet Bales për rikuperim.

Është e njohur se lëndime të tilla të muskujve të kofshës kërkojnë tre deri në katër javë trajtim mjekësor.

Reali ndeshjen e parë të gjysëmfinales të Ligës së Kampionëve kundër Atleticos do ta luajë më 2 maj në Santiago Bernabeu, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet tetë ditë më vonë në Vicente Calderon.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button