‘iPhone 6’ do të kushtojë 100 dollarë më shumë se paraardhësit e tij

Këto javët e fundit janë dhënë shumë informacione në lidhje me telefonin e shumëpritur të Apple-it, iPhone 6. Javës së kaluar një analist aludoi për disa veçori që mund të ketë ky telefon inteligjent, si ekrani 5.5 inç me rezolucion 1920×1080, bateri më të mirë, etj. Por, këto karakteristika të mira bëjnë që edhe çmimi të jetë më i lartë: Sipas analistit Peter Misek, iPhone 6 mund të kushtojë 100 dollarë me shumë se paraardhësit e tij.

Misek tha se shumë nga dyqanet që shesin pajisjet e Apple-it në fillim kishin dyshime se rritja e çmimit të këtij telefoni do të ketë pasoja jo të mira, por pastaj ndryshuan mendim pas arsyetimit se nuk do të krijohet më një pajisje me cilësi kaq të mira për vitin 2014.

“Ne mendojmë se diferenca që ka ky telefon me pajisjet e tjera, mund të jetë arsyeja pse Apple do të rrisë çmimin e tij,” tha Misek, “dhe dyqanet kuptuan se iPhone 6 mund të jetë telefoni i vetëm i denjë, me cilësi të larta, që do të prezantohet këtë vit, dhe se do të humbnin shumë klientë nëse nuk do ta shitnin atë”.

Megjithatë nuk duhet t’i marrim për të mirëqena këto parashikime të Peter Misek, pasi ai edhe mund të ketë gabuar. Duhet të presim konfirmimin zyrtar të Apple-it për të mësuar çmimin që do të ketë iPhone 6.

Lajme të ngjashme

Back to top button