Koreja e Jugut paralajmëron Veriun për provokimet

Zëvendëspresidenti i Koresë së Jugut, Hwang Kyo-ahn, ka paralajmëruar se do të merren “masa të forta” ndryshe nga e kaluara, në qoftë se Koreja e Veriut bën provokim të ri, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nëse Pheniani bën ndonjë akt të ri provokues duke shpërfillur paralajmërimet e qeverisë sonë, SHBA-ve dhe komuniteti ndërkombëtar, atëherë ajo do të përballet me një masë të fuqishme të ndryshme nga masat që janë marrë deri më tani”, ka thënë Hwang, njofton agjencia e lajmeve Yonhap.

Hwang ka udhëzuar ushtrinë të ruajnë pozicionet e mbrojtjes.

Nga ana tjetër, në Pallatin e Presidencës së Koresë së Jugut sot u mbajt mbledhje e sigurisë pasi Koreja e Veriut organizoi stërvitje në të cilën u përdorën predha të vërteta me rastin e 85 vjetorit të formimit të ushtrisë.

Ndërkaq, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut javën e kaluar deklaroi se do të bëjnë prova raketore javore, mujore dhe vjetore dhe se do të hapet luftë e përgjithshme në qoftë se SHBA-të ndërmarrin sulm, me ç’rast do të japin kundërpërgjigje parandaluese bërthamore.

Pheniani zyrtar më 15 prill ndërmori provë me raketë, e cila shpërtheu brenda një kohe të shkurtër pas lëshimit nga qyteti Sinpo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button