Papa Françesku para vizitës në Egjipt: Po vij si një lajmëtar i paqes

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku ka porositur popullin egjiptian se gjatë kësaj jave në Kajro do të shkojë si mik dhe lajmëtar i paqes, raporton Anadolu Agency (AA).

Në video-mesazhin e tij, i cili u publikua të martën, Papa Françesku gjithashtu tha se shpreson që pelegrinazhi i tij do të jetë një “përqafim i ngushëllimit dhe inkurajim për të gjithë të krishterët në Lindjen e Mesme”.

Në dy sulmet e fundit me bomba në Kishën e krishterë Kopte në Egjipt humbën jetën 44 persona.

Papa Françesku do të arrijë në Kajro të premten dhe të shtunën kthehet në Vatikan.

Papa u uroi paqe njerëzve të dashur të Egjiptit dhe shtoi se do të shkojë me zemër të gëzuar dhe falënderuese.

Papa shprehu shpresën se udhëtimi i tij do të jap “kontribut të rëndësishëm dialogut ndërfetar me botën islame dhe dialogun ekumenik me Kishën e respektuar dhe të dashur Ortodokse Kopte”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button