Oferta turistike e Maqedonisë promovohet në Dubai

Agjencia për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit të Republikës së Maqedonisë këtë vit për herë të parë e promovoi ofertën turistike të vendit në panairin internacional për turizëm në Dubai.

Nga Agjencia informoi se Arabian Travel Market (ATM) është një nga manifestimet më të mëdha të panaireve në Azi, në të cilin Maqedonia i prezantoi bukuritë e saj natyrore, traditën, aktivitetet në natyrë dhe në turizmin gastronom.

“Prej rreth 30.000 biznes-vizitorëve dhe 2800 egzibitorë të pranishëm në panair, Maqedonia arriti ta tërheq interesin e organizatorëve, të cilët panë mundësi për zgjerim të ofertës së saj. Potenciali për bashkëpunim me Dubain rritet për shkak të faktit se Maqedonia është e ndërlidhur me Dubain me linjë të drejtpërdrejtë ajrore Flajdubai, si dhe me linjën e re deri në Doha, Katar, me Katar Eruejs, e cila fillon me punë nga korriku i këtij viti”, qëndron në kumtesë.

Me traditën 24-vjeçare, kjo ngjarje katërditore është ngjarja më e madhe e organizuar për turizëm në lindjen e afërt deri më tani, e cila ka arritur në një vend të grumbullojë publik 5 milionëshe. Sipas Agjencisë, panairi është i organizuar me idenë që ta largojë fokusin e të ardhurave të gjeneruara nga nafta dhe gazi natyror dhe t’i përkushtohet zhvillimit më intensiv të turizmit. Panairi për turizëm në Dubai paraqet shtytës të zhvillimit turistik jo vetëm për Dubain, por edhe për të gjitha vendet në gji.

Në panairin për turizëm në Dubai në stendën e Maqedonisë janë të pranishëm edhe tur-operatorët e Maqedonisë Fibula dhe Bohemia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button